Performoi në Kupën e Botës, gazetari vë Malumën me ‘shpatulla pas muri’, këngëtari braktis intervistën

0

Dua Lipa dhe Shakira refuzuan të performonin në ceremoninë e Kupës së Botës për shkak të kritikave të forta për shkeljen e të drejtave të njeriut. Ndryshe nga koleget e tij, këngëtari i njohur Maluma performoi në ceremoninë hapëse dhe ka dhënë edhe një intervistë nga Katar me gazetarin Moav Vardi. Por në momentin që ai e pyeti këngëtarin nëse për të nuk është problem shkelja e të drejtave të njeriut. Maluma e mori për keq pyetjen, e u largua nga studioja.

PJESË NGA INTERVISTA:

Maluma a ke problem me dhunuesit e të drejtave të njeriut në këtë vend?
Maluma: Po, por është diçka që unë nuk mund ta zgjidh. Unë thjesht erdha këtu për të shijuar jetën, për të shijuar futbollin. Por a mund të kuptoni vetëm njerëzit që do të thonë me vetë praninë tuaj këtu, ju po ndihmoni vazhdimin e kësaj dhune?
Maluma: E kuptoj, a duhet t’i përgjigjem kësaj pyetjeje? Ti je i pasjellshem.

Përveç performancës, artisti është paraqitur në kolonën zanore zyrtare të Kupës së Botës FIFA, Katar 2022, “Tukoh Taka”, në bashkëpunim me reperen Nicki Minaj dhe këngëtaren Myriam Fares.