Mbledhja e Shtabit të Emergjencës në Shkodër, Spiropali kritikon Spahinë

0

SHKODËR- Ministrja e Shtetit për Marrëdhëniet me Parlamentin, Elisa Spiropali vuri re mungesën e kryetarit të bashkisë, Bardh Spahia në mbledhjen e Shtabit të Emergjencave. Ajo u shpreh se Spahia duhet të ishte prezent, duke theksuar se nuk ishte koha për të bërë politikën e vogël të ditës.

“Është e rëndësishme që burokracia është shmangur në këto raste dhe komunikimi dhe me prefekturën dhe me drejtoritë rajonale ka funksionuar për t’ju ardhur njerëzve në ndihmë si në dislokim si në evakuim. Falenderoj FNSH për punën e bërë së pari në gjetjen e trupave por edhe në vazhdim në monitorimin e situatës sepse përparësi për ne ka qenë mbrojtja e jetëve njerëzore. Do doja shumë këtu të ishte edhe kryetari i bashkisë se ky nuk është shtabi vetëm i qeverisë apo vetëm i një force politike por është Shtabi i përballimit të Emergjencave në qarkun e Shkodrës dhe kjo punë na përket të gjithëve. Sot nuk është momenti për të bërë politikën e vogël të ditës por të bëjmë punën e madhe që kjo emergjencë të menaxhohet dhe përballohet me sa më pak kosto për të gjithë qytetarët pavarësisht bindjeve të tyre politike. Ne nuk i shohim, jemi të verbër sa i takon bindjeve politike por shohim te njerëzit dhe qytetarët bashkëpunëtorët tanë për të zgjidhur këtë emergjencë”- u shpreh Spiropali.

Aktualisht, vendi është përfshirë nga reshja të dendura shiu, ku situata më problematike është paraqitur në qarkun e Shkodrës, ku qindra banesa janë nën ujë, ndërsa mësimi është pezulluar në 16 shkolla. Moti i keq ka shkaktuar 2 viktima, ku babë e bir kanë humbur jetën pasi u bllokuan në makinë pas vërshimit të ujit në përroin e fshatit Bogë.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu