Dy automjete janë përfshirë nga flakët gjatë natës në Shkodër.
Ngjarja ka ndodhur në lagjen “Kongresi i Përmetit”.
Zjarri ka rënë në 2 automjete, tip “Benz ML” dhe “Kiron Ssanyong”.
Si pasojë e zjarrit janë shkaktuar dëme materiale.
Grupi hetimor vijon punën për sqarimin e rrethanave të rastit dhe përcaktimin e shkakut të rënies së zjarrit.