Përfshihet nga flakët apartamenti në Tiranë

0

Mesditën e sotme, një apartament në zonën e Astirit në Tiranë, ka shpërthyer në flakë.

Pamjet e bëra publike, tregojnë tymin e zi që është duke dalë nga ballkoni i apartamentit.

Mësohet se familjarët kanë arritur të dalin jashtë dhe nuk raportohet për të lënduar, ndërkohë që zjarrfikës shihen në taracën e pallatit.

Zjarri duket ka përfshirë të gjitha dhomat e apartamentit, ku dyshohet se ka shpërthyer nga një shkëndijë elektrike e frigoriferit.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu