I morën mobilierit 4000 euro me anë të kërcënimit, arrestohet 23-vjeçari në Elbasan

0

Policia e Elbasanit arrestoi një 23 vjeçar.

Ai u arrestuar në kuadër të operacionit policor të koduar “Mobilieri”, i zhvilluar 5 ditë më parë në bashkëpunim me Prokurorinë e Elbasanit.

23-vjeçari dyshohet ka kanosur pronarin e një mobilierie për dhënien e 4000 eurove, në bashkëpunim me një 55-vjeçar, cili u arrestua 5 ditë më parë, teksa merrte shumën e parave në mobilierinë e 50-vjeçarit.

‘Në zbatim të planit të masave të hartuara në kuadër të megaoperacionit mbarëkombëtar “Sundimi i ligjit”, për kapjen e shtetasve të shpallur në kërkim, bazuar në informacionet e siguruara nga inteligjenca policore, për vendndodhjen e një shtetasi në kërkim, Seksioni për Hetimin e Krimeve të Rënda, në bashkëpunim me Komisariatin e Policisë Elbasan, kapën dhe vunë në pranga shtetasin A. K., 23 vjeç, banues në Elbasan.

Ky shtetas ishte shpallur në kërkim në kuadër të operacionit policor të koduar “Mobilieri”, i zhvilluar 5 ditë më parë, pasi ka kanosur pronarin e një mobilierie për dhënien e 4000 eurove, në bashkëpunim me një 55-vjeçar, cili u arrestua teksa merrte shumën e parave, në mobilierinë e 50-vjeçarit.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Elbasan, për veprime të mëtejshme’, infoermon policia.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu