Përfshihet nga flakët apartamenti, një person dërgohet me urgjencë në spital

0
Një apartament është përfshirë nga flakët në Korçë, në lagjen nr.5 të këtij qyteti.
Shkak i ngjarjes është bërë temperatura e lartë, si pasojë e ngrohëses me të cilën banorët ngroheshin në këto ditë të ftohta dimri. Kjo ka bërë që mobiljet të marrin flakë.

Paraprakisht raportohet për një të lënduar në gjendje të lehtë asfiksimi, i cili po merr ndihmën mjekësore në spitalin rajonal të Korçës.

Në vendin e ngjarjes ka shkuar policia dhe zjarrfikësja dhe po punojnë për shuarjen e flakëve.

Informacion paraprak

Më datë 04.01.2021, rreth orës 16:14, në lagjen nr. 4, ka rënë zjarr në apartamentin e shtetasit A. Dh., rreth 75 vjeç, i cili si pasojë e asfiksisë ka patur probleme shëndetësore dhe u dërgua për ndihmë në Spitalin e Korçës.

Nga të dhënat e para në vendin e ngjarjes, dyshohet se shkak i rënies së zjarrit mund të ketë qenë përdorimi i një rezistence elektrike.

Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes .

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu