Përfshihet nga flakët automjeti në aksin rrugor Fushë Milot-Thumanë, shkak dyshohet…

0

Një makinë është përfshirë nga flakët në aksin rrugor Fushë Milot-Thumanë.

Rreth orës 20:15 dyshohet se për shkak të një shkëndije elektrike, është përfshirë nga flakët automjeti me drejtues shtetasin A. A. Si pasojë e flakëve janë shkaktuar vetëm dëme materiale.

“Rreth orës 20:15, në aksin rrugor “Fushë Milot-Thumanë”, dyshohet se për shkak të një shkëndije elektrike, është përfshirë nga flakët automjeti me drejtues shtetasin A. A. Si pasojë e flakëve janë shkaktuar vetëm dëme materiale. Grupi hetimor vijon punën për sqarimin e rrethanave të rastit”, sipas njoftimit të policisë

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu