Përfshihet nga flakët automjeti në Bypass-in Orikum-Vlorë, ja çfarë dyshon Policia

0

Një automjet është përfshirë nga flakët në ecje në aksin Orikum-Vlorë. Dyshohet se zjarri në makinën në pronësi të një 48 vjeçari nga Tirana ka rënë si pasojë e një shkëndije elektrike në bateri.

Ngjarja ka ndodhur rreth orës 19:25 në ByPass. Nuk raportohet për persona të lënduar por vetëm për dëme materiale. Policia dhe zjarrfikësit shkuan menjëherë në vendin e ngjarjes.

Grupi hetimor po punon për sqarimin e plotë të rrethanava të ngjarjes dhe përcaktimin e saktë të shkakut të rënies së zjarrit.

Njoftimi i Policisë:

Vlorë/Informacion paraprak

Rreth orës 19:25, në aksin rrugor Orikum-Vlorë, në ByPass, ka marrë flakë në ecje automjeti në pronësi të shtetasit S. N., 48 vjeç, banues në Tiranë.

Patrulla e Policisë dhe Zjarrëfikësit shkuan menjëherë në vendngjarje.

Nga zjarri nuk ka të lënduar, por vetëm dëme materiale dhe paraprakisht dyshohet se zjarri ka rënë si pasojë e një shkëndije elektrike në baterinë e automjetit.

Grupi hetimor po punon për sqarimin e plotë të rrethanava të ngjarjes dhe përcaktimin e saktë të shkakut të rënies së zjarrit.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu