Një banesë në fshatin Dukat është përfshirë nga flakët. Mësohet se shkak për nisjen e zjarrit ka qenë një shkëndijë elektrike. Në vendin e ngjarjes ndodhen forcat zjarrfikëse të cilat janë duke u ndihmuar edhe nga banorët për shuarjen e flakëve.
Nuk dihet ende dëmi që ka bërë zjarri apo nëse ka të lënduar.