Përfshihet nga flakët banesa në Korçë, shpëtohet një grua

0

Përfshihet nga flakët një banesë në katin e parë të një pallati në unazën e qytetit të Korçës.

Ngjarja ka ndodhur në afërsi të zonës të quajtur “Ura e Fajancës”.

Mësohet se brenda në banesë ka qenë një grua, e sëmurë, dhe është nxjerrë menjëherë jashtë.

Nuk dihen rrethanat e zjarrit, zjarrfikësja ende në vendngjarje për të shuar flakët.

Edhe policia me forca të shtuara bëri të mundur largimin e të gjithë njerëzve që ndodheshin brenda pallatit ku ra zjarri.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu