Përfshihet nga flakët banesa në Pogradec, evakuohen banorët

0

Një zjarr  ka përfshirë një banesë në lagjen nr. 4 të qytetit të Pogradecit. Sipas raportimeve paraprake, flakët kanë shpërthyer në një nga shtëpitë kolektive, duke krijuar panik te banorët e zonës.

Zjarrfikësja ka mbërritur në vendngjarje dhe po punon intensivisht për izolimin dhe shuarjen e flakëve. Fatmirësisht, familjarët që ndodheshin në banesën ku nisi zjarri kanë arritur të dalin të sigurt.

Për shkak të përmasave të zjarrit dhe rrezikut për përhapje, policia po evakuon edhe banorët e tjerë të ndërtesës. Shkaku i zjarrit ende nuk dihet, ndërsa autoritetet po vijojnë hetimet. Ngjarja ka krijuar shqetësim të madh mes banorëve të zonës.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu