Përfshihet nga flakët banesa në zonën e ish-Kombinatit Metalurgjik në Elbasan

0

Përfshihet nga flakët banesa në Elbasan.

Rasti ka ndodhur në zonën e ish-Kombinatit metalurgjik.

Zjarrfikësit kanë shkuar në vendin e ngjarjes për të fikur flakët.

Deri më tani nuk raportohet për persona të lënduar. Por dëmet materiale janë të konsiderueshme.

Nuk dihet ende shkaku i rënies së zjarrit në këtë banesë.

Paraprakisht raportohet se bëhet fjalë për një defekt në sistemin elektrik të shtëpisë.