Një automjet është përfshirë nga flakët në aksin Kuç-Himarë këtë të diel.
Si pasojë e flakëve makina është shkrumbuar plotësisht, por për fat të mirë nuk ka asnjë person të lënduar.
Dyshimet e para të shkakut të zjarrit lidhen me defekte teknike të makinës.
Policia po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave.