Përfshihet nga flakët fabrika e sfungjerit në Tiranë

0

Një zjarr masiv ka shpërthyer ditën e sotme në fabrikën e sfungjerit në Tiranë.

Bëhet me dije se e gjithë zona e Misto Mames ku dhe ndodhet fabrika është mbuluar nga tymi i zi, teksa zjarri ka nisur të rrezikojë dhe banesat në afërsi.

Policia bën me dije se forcat zjarrfikëse kanë shkuar në vendin e ngjarjes dhe po punojnë për fikjen e zjarrit. Si pasojë e ngjarjes janë regjistruar vetëm dëme materiale.

“Më datë 30.08.2022, në “Misto Mame”, ka rënë zjarr në një magazinë me materiale sfungjeri dhe si pasojë ka vetëm dëme materiale. Në vendngjarje ndodhen forcat zjarrfikëse të cilat po punojnë për fikjen e zjarrit. Vijon puna nga grupi hetimor për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes”-njofton policia.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu