Përfshihet nga flakët ish-fabrika e elektromotorëve në Gjakovë

0

Ish fabrika e elektromotorëve në Gjakovë është përfshirë në flakët.

“Rreth orës 14:00 kemi marrë informatën për një zjarr që ka shpërthyer në ish-fabrikën e elektromotorëve në Gjakovë. Policia dhe Zjarrfikësit kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe po bëjnë përpjekje për të shuar zjarrin”, tha për mediat kosovare zëdhënësi i policisë për rajonin e Gjakovës, Nysret Gjurkaj.

Në vendngjarje kanë shkuar forcat zjarrfikëse dhe policore për të shuar flakët.

Shkaqet ende nuk dihen se cilat kanë qenë ndërkohë që mësohet se nuk ka asnjë person të lënduar.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu