Përfshihet nga flakët kabina elektrike në Tiranë, ndërron jetë një person

0

Përfshihet nga flakët një kabinë elektrike në rrugën e Kavajës në Tiranë.

Sipas policisë, për pasojë ka ndërruar jetë një person që dyshohet se kishte hyrë për të fjetur.

“Më datë 18.01.2025, rreth orës 00:10, në rrugën e “Kavajës”, është përfshirë nga flakët një kabinë elektrike dhe si pasojë ka ndërruar jetë një shtetas ende i paidentifikuar,i cili dyshohet se ishte futur në kabinë për të fjetur. Punohet për identifikimin e tij.”, thuhet në njoftimin e policisë.