Përfshihet nga flakët një anije mallrash në Detin Marmara, vdesin dy anëtarë të ekuipazhit

0

Një zjarr shpërtheu pasditen e kësaj të enjte në një anije mallrash në Detin Marmara. Për pasojë humbën jetën dy anëtarë të ekuipazhit, raportojnë mediat turke.

Anija FG Sevil me flamurin e Panamasë kishte lundruar nga Gialova për në Bullgari. Në rrethana të paspecifikuara, një zjarr ka shpërthyer në motorin e anijes dhe mjetet zjarrfikëse të rojes bregdetare janë nisur drejt zonës, sipas raportimit të rrjetit televiziv NTV.

Dy marinarë turq, të cilët në momentin e rënies së zjarrit mbetën të bllokuar në motorin, kanë humbur jetën. Shkaqet e zjarrit janë duke u hetuar.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu