Në një apartament në lagjen “Vullnetari” në Elbasan ka rënë zjarr mbrëmjen e së shtunës. Me mbërritjen e zjarrfikëses u bë e mundur shuarja e flakëve.
Nuk dihet si nisi zjarri në këtë pallat ndërsa për pasojë ka pasur vetëm dëme materiale.
Në pamjet e siguruara nga vendi i ngjarjes mund të shihen flakët që dalin nda apartamenti.