Përfshihet nga flakët një automjet në Fier, shkak një shkëndijë elektrike në pjesën e motorit

0

Një automjet është përfshirë nga flakët këtë të mërkurë në lagjen “Kastriot” në qytetin e Fierit.

Sipas burimeve të informacionit shkak dyshohet të jetë bërë një shkëndijë elektrike në pjesën e motorit para mjetit.

Drejtuesi i mjetit ka arritur të dalë sapo ka parë tymin e krijuar nga shkëndija elektrike.

Ndërkohë në vendngjarje ka mbërritur shërbimi zjarrfikës, policia dhe grupi i ekspertëve.

Për disa minuta qarkullimi i mjeteve është bllokuar duke krijuar radhë automjetesh.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu