Përfshihet nga flakët një automjet

0

Rreth orës 03:40, në lagjen “Kushtrimi “, Vlorë ka marrë flakë dhe  është djegur në pjesën e përparme automjeti tip “Mercedes”, në pronësi të shtetasit L. M., i cili ishte i parkuar.

Në vendin e ngjarjes kanë shkuar zjarrfikësit dhe policia.

Paraprakisht dyshohet se zjarri ka rënë si pasojë e një defekti në mjet.

Grupi hetimor po punon për përcaktimin e shkaqeve të rënies së zjarrit.