Të shtëna me armë zjarri, plagosen dy persona

0

Të shtëna me armë pas mesnate në Fushë-Mamurras.
Për pasojë kanë mbetur të plagosur 2 persona. Dyshohet se sherri mes personave të përfshirë në ngjarje ka nisur për shkaqe banale e më pas ka përfunduar deri në përdorimin e armëve. Autori është vënë në pranga, ndërsa është mundur që të gjendet edhe arma tip kallashnikov e cila u përdor nga ata.

Ende nuk ka asnjë informacion për personat e përfshirë në këtë ngjarje të rëndë. Mësohet se të plagosurit janë dërguar në spital për të marrë ndihmën e duhur mjekësore. Ende nuk dihet se si është gjendja e tyre shëndetësore.

Policia ndodhet në vendin e ngjarjes dhe po punon për zbardhjen e plotë të arsyes që çoi në këtë përplasje.