Përfshihet nga flakët një banesë 3 katëshe në Shëngjin

0

Një zjarr me permasa të mëdha ka shkrumbuar pjesën më të madhe të një banese dykateshe në Ishull Shëngjin të Bashkisë Lezhë,shkruan InfoWebTv.

Flakët janë shfaqur fillimisht në një magazinë ngjitur me objektin dykatësh në pronësi të Rexhep Currit, ndërsa familjarët ishin në gjumë. Zjarri është përhapur me shpejtësi duke arritur në katin e dytë. Pasi nuk kanë parë asnjë reagim të pronarëve të shtëpisë, fqinjtë e tyre kanë dhënë alarmin dhe kjo ka sjellë zgjimin e personave që ndodheshin në shtëpi, por pa patur mundësi për të ndërhyrë duke dalë menjëherë jashtë saj.

Këta të fundit kanë mbërritur shpejt në vendngjarje duke ndërhyrë për të penguar përhapjen e flakëve tek të tjera banesa që ndodheshin pranë saj. Duke parë situatën dhe frikën e përfshirjes së banesave të tjera nga flakët, në ndihmë të tyre kanë shkuar edhe zjarrfikësit e portit të Shëngjinit.

Gjatë punës për shuarjen e flakëve, njëri nga zjarrfikësit ka marrë disa dëmtime pasi ra në tokë si pasojë e asfiksisë, por kolegët e tij kanë ndërhyrë menjëherë.

infowebtv.com

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu