Përfshihet nga flakët një banesë, ja shkaku

0

Një apartament në lagjen Savër të Lushnjës është përfshirë nga flakët mëngjesin  sotëm. Shkak i rënies së zjarrit është bërë rjedhja e gazit nga një bombul të cilën familjarët e ndezën rreth orës 6 të mëngjesit. Kanë qenë fqinjët ata të cilët kanë parë flakët dhe të alarmuar kanë telefonuar shërbimin zjarrfikës.

Zjarrfikësit kanë bërë të mundur neutralizimin e flakëve dhe ndalimin e përhapjes së tyre drejt banesave të tjera në pallat.

Si pasojë e flakëve u shkaktuan vetëm dëme materiale, ndërkohë që policia po vijon punën për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu