Përfshihet nga flakët një ndërtesë 42-katëshe në Kinë (VIDEO)

0

Pamje apokaliptike janë shpërndarë në rrjet, teksa shihet një pallat i madh në Kinë i përfshirë nga flakët.

Sipas mediave të huaja bëhet me dije se një zjarr i madh shpërtheu në ndërtesën më shumë se 200 metra të lartë të kompanisë kineze të telekomunikacionit “China Telecom” në kryeqytetin e provincës jugore Hunan, Changsha.

Tymi i krijuar nga flakët ishte i dendur dhe krijoi një atmosferë mbytëse.

Siç raportojnë mediet ndërkombëtare, zjarri është shuar, ndërsa nuk ka të lënduar.

Në vendngjarje kanë shkuar 280 zjarrfikës për të shuar zjarrin.

Po kryhen hetime për shkaqet e sakta të zjarrit në pallatin 42-katësh.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu