Përfshihet nga flakët një pallat në Lezhë, shkak i zjarrit dyshohet një shkëndijë në kutinë e automateve

0

LEZHË- Mbrëmjen e sotme raportohet se është përfshirë nga flakët një pallat në Lezhë. Mësohet se shkak i zjarrit ka qenë një defekt elektrik në automatet e ndërtesës. Ngjarja ndodhi në një godinë 10-katëshe, në lagjen “Besëlidhja”.

Zjarrfikësit kanë ndërhyrë menjëherë duke bërë të mundur shuarjen e flakëve. Zjarri ka shkaktuar panik tek banorët e ndërtesës por fatmirësisht nuk raportohet për të lënduar.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu