Përfshihet nga flakët një pallat në Tiranë, banorët bllokohen brenda në banesë

0

Një pallat është përfshirë nga flakët në Tiranë, ndërsa banorët kanë qënë brenda.Më datë 04.04.2025, rreth orës 14:10, në rrugën “Foto Xhavella”, në katin e parë të një pallati ka marrë flakë gabina e transformatorit.

Shërbimet e Policisë ndodhen në vendngjarje dhe po bëjnë evakuimin e banorëve. Ndërkaq nga shërbimet zjarrëfikëset është bërë e mundur fikja e zjarrit. Nuk ka persona të lënduar. Ndërkohë banorët për shkak te tymit nuk mund të dalin nga banesat.

Grupi hetimor punon për përcaktimin e shkakut të zjarrit.