Përfshihet nga flakët një parcelë toke pranë ish uzinës së baterive në Berat

0

Një parcele toke pranë ish Uzinës së Baterive në Berat është përfshirë nga flakët.

Burime  bëjnë me dije se zjarri ka marrë përmasa të mëdha për shkak të erës së fortë që fryn, duke bërë që flakët të përhapen në një sipërfaqe të madhe toke.

Ndërkohë mësohet se flakët janë përhapur dhe në një parcelë të mbjellë me ullinj, por fatmirësisht zjarrfikësit e vunë në kontroll .

Ndërkohë dyshohet se zjarri është i qëllimshëm ndaj po punohet për kapjen e autorit.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu