Një qendër tregtare është përfshirë nga flakët mëngjesin e sotëm në Vorë.
Mësohet se ngjarja ka ndodhur në fshatin Marikaj, teksa shkak i zjarrit dyshohet paraprakisht të jetë bërë një furnelë elektrike që përdoret për ngrohje.
Në vendngjarje kanë mbërritur disa zjarrfikëse, përfshirë edhe një nga Kamza, të cilat po përpiqen të vënë flakët nën kontroll.
Megjithatë, raportohet se flakët po përhapen me shpejtësi si pasojë e erës së fortë, por e ndikuar edhe nga materialet që gjenden brenda në godinë.
Burime nga vendi i ngjarjes bëjnë me dije se në momentet kur godina është përfshirë nga flakët, në godinë nuk ndodhej asnjë punonjës, ndërsa dëmet materiale janë të shumta.