Përfshihet nga zjarri kati i tretë i banesës në fshatin Pereqevë,Klinë

0

Një person ka raportuar se kati i tretë i shtëpisë së tij është përfshirë nga zjarri.

Sipas raportit të policisë, rasti ka ndodhur të shtunën rreth orës 18:30 në fshatin Perqevë, në Klinë.

Siç thuhet në njoftim, në vendin e ngjarjes kanë dal njësitë policore,  një njësi e KEDS-it dhe njësiti i zjarrfikësve të cilët e kanë lokalizuar zjarrin.

“Ankuesi mashkull kosovar ka raportuar se  kati i  tretë i shtëpisë së tij është përfshirë nga zjarri. Në vendin e ngjarjes kanë dal njësitë policore,  një njësi e KEDS-it dhe njësiti i zjarrfikësve të cilët e kanë lokalizuar zjarrin. Përveç dëmeve materiale, nuk ka pasur persona të lënduar”, thuhet në raport.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu