Të pendohesh që je bërë prind/ Rrëfimet e pazakonta të këtyre prindërve

0
Little girl is reading a book on her mother's lap while her exhausted mother gazes out the window

Pavarësisht tabusë që e shoqëron, e vërteta është se ka plot njerëz që janë penduar që janë bërë prindër. Eshtë shumë e rëndësishme të kuptohet dhe shihet nga perspektiva e tyre, pasi për një pjesë të mirë ndjesitë që shoqërojnë këtë pendesë janë zemërthyese.

1.

“Unë i dua shumë fëmijët e mi dhe më thonë se jam baba i mirë. Ndonjëherë e shijoj kohën më to, por në pjesën më të madhe ndihem sikur po mbytem. E kuptoj që shumica e njerëzve duan të kalojnë kohë me të vegjëlit e tyre, por unë duhet të jem i vërtet me veten: S’jam njëri prej tyre.”

2.

“Nuk ndihem fare si mama. Ndihem si dikush që kujdeset për dikë. Marr shumë pak kënaqësi nga fakti që kujdesem për time bijë dhe shumicën e kohës jam e rraskapitur. Pandemia na shkatërroi edhe atë pak kohë që na kishte mbetur sepse tani s’bëj dot as një pushim të vogël se shkollat janë mbyllur.”

3.

“Unë besoj që nëse nuk do kisha patur një fëmijë kaq e re dhe vetëm, do kisha bërë 100 gjëra të tjera për veten time. Jetët e të dyjave ne do ishin shumë më të mira nëse unë do kisha pritur pak ose nëse do t’ja lija një çifti tjetër për adoptim. Në fakt doja ta bëja këtë, por isha e detyruar të bëja zgjidhje tjetër.”

4.

“Unë kam 3 fëmijë. I doja sepse mendoja që është diçka që duhet bërë: të martohesh dhe të bësh fëmijë. I dua shumë dhe dua më të mirën për to, por shoh që s’kam të njëjtën lidhje me ta si nënat e tjera. Nuk më merr malli për to kur shkoj në një udhëtim të gjatë. Thjesht ndihem e çliruar. Ti kem gjatë gjithë kohës në shtëpi prej pandemisë është shumë e vështirë për mua. Ndihem fajtore…Edhe pse jam e rrethuar nga familja ime, jam shumë vetëm pasi më duket sikur nuk i përkas kësaj jete që po jetoj.”

5.

Eshtë si të kesh ca të ftuar në shtëpi që nuk ikin kurrë, por që duhet të kujdesesh për të shmangur gjykimin e të tjerëve dhe telashet.”

6.

“Ti i urren ata dhe pastaj urren veten që i urren…”

7.

“Im bir lindi para një viti. Nuk ishte i planifikuar, por unë dhe bashkëshortja e pritëm krahëhapur. E duam shumë, kujdesemi dhe sigurohemi të ketë jetën më të mirë, por për mua kjo është si të të marrin shpirtin.”

8.

“E dua shumë tim bir. Do të vdisja për të, do të vrisja nëse do t’më duhej, por nëse do kthehesha pas në kohë nuk do të bëja fëmijë. Nuk isha e përgatitur për një fëmijë edhe pse shtatzënia ishte e planifikuar. S’isha e përgatitur për të humbur veten dhe gjithë identitetin tim. As për mungesën e gjumit dhe as për të qarat e përhershme. Mendoj se kam patur një eksperiencë të keqe. U sëmura rëndë pasi solla në jetë atë, por ai s’do ta dijë kurrë. Nuk do ta lejoja kurrë të mendonte se është i padëshiruar. S’ishte zgjedhja e tij që ta sillnim në jetë.

9.

“Unë linda për të zëvendësuar djalin që i vdiq prindërve të mi. Mamaja ime u zhgënjye kaq shumë që isha vajzë sa për një kohë harroi dhe emrin tim dhe sot unë kam dy emra.”

10.

“Nëna ime harronte që ne ekzistonim dhe bënte një tjetër bebe për të lumturuar veten. Jemi gjithsej 10 fëmijë.”

Burimi: BuzzFeed

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu