Nënstacioni elektrik në vendin e quajtur Draçin në Shkodër është përfshirë nga flakët ditën e sotme. Bëhet me dije se zjarri ra për shkak të një shkëndije në kabinën elektrike të një pallati në rrugën “Vëllezërit Frashëri”. Si pasojë, në nënstacion është ndezur zjarr dhe përhapja e flakëve është djegur edhe magazinën në pronësi të 34-vjeçares me iniciale R. L., objekt që ndodhet në afërsi të nënstacionit.
Njoftimi:
Shkodër/Informacion paraprak
Rreth orës 11:30, dyshohet se për shkak të shkëndijës elektrike ka rënë zjarr në kabinën elektrike të një pallati në rrugën “Vëllezërit Frashëri”. Shkëndija në kabinë ka shkaktuar masë elektrike në nënstacionin elektrik në vendin e quajtur “Draçin”. Si pasojë, në nënstacion është ndezur zjarr dhe përhapja e flakëve ka shkaktuar zjarr dhe në magazinën në pronësi të shtetases R. L., 34 vjeçe, objekt që ndodhet në afërsi të nënstacionit. Nga zjarret ka vetëm dëme materiale.
Shërbimet e Policisë po bashkëpunojnë me zjarrfikësit, për të mundësuar shuarjen e zjarreve. Ndërkaq, grupi hetimor, nën drejtimin e prokurorit, po heton për të dokumentuar shkaqet e këtyre rasteve.