Përfundon pa marrëveshje takimi Kurti-Vuçiç në Bruksel

0

BRUKSEL- Ka përfunduar takimi mes Kurtit me Vuçiçit në Bruksel. Bëhet e ditur se nuk është arritur ndonjë marrëveshje konkrete mes Kosovës dhe Serbisë. Takimi zgjati po thuajse dy orë, por pa rezultate. Mediat kosovare raportojnë se takimi i radhës do të mbahet më 18 mars.

Shefi i politikës së jashtme të Bashkimit Evropian, Josep Borrell, në Twitter, kishte pritur që takimi në fjalë të ketë konstruktivitet. Ndërsa Vuçiç tha para mediave se ka qenë takim i vështirë. Sipas tij, kryeminsitri Kurti nuk ishte i gatshëm ta pranojë Asociacionin.

“Një takim i vështirë. Ashtu si është pritur. Kurti ka refuzuar Asociacionin”, tha ai.

Pas pak në një konferencë për media për të folur për takimin, pritet të dalë shefi i politikës së jashtme të BE-së, Josep Borrell.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu