Përfundon verifikimi i 94 kutive në qarkun e Elbasanit. Çfarë u konstatua?

0

ELBASAN- Ka përfunduar verifikimi i 94 kutive të Peqinit dhe Gramshit ndërsa procesverbalet e konstatimit do i vihen në dispozicion Partisë Demokratike-ASHM.

Këta të fundit pritet të bëjnë analizën e gjetjeve dhe më pas kërkesat që kanë do të duhet t’i paraqesin në seancën e radhës së Komisionit të Ankimimeve dhe Sanksioneve (KAS).

Sipas informacioneve paraprake nga rinumërimi rezultuan 15 fletë votimi me një vulë dhe jo me dy, siç e parashikon rregullorja e KQZ-së.

Ndërkohë, ditën e nesërme rinis procesi me rinumërimin e votave të qarkut Tiranë ku gjatë procesit të verifikimit vëzhguesit e PD konstatuan disa parregullsi.