Përfundon vizita zyrtare 3 ditore e presidentit kinez Xi Jinping në Rusi. Mesazhi për Perëndimin: Po vjen ndryshimi që nuk ka ndodhur në 100 vjet

0

Presidenti kinez Xi Jinping ka përfunduar sot vizitën tre ditore në Rusi dhe takimet e njapësnjëshme me homologun e tij Vladimir Putin. Udhëheqësi kinez dhe presidenti rus Vladimir Putin u zotuan të thellojnë lidhjet në një shfaqje uniteti që ka rritur shqetësimet se Pekini do të sigurojë sërish mbështetje për luftën e Kremlinit në Ukrainë. Në përfundim të vizitës së tij Xi Jinping ka dhënë edhe një mesazh për Perëndimin ndërsa teksa iu drejtua mikut të tij Vladimir Putin se po vjen ndryshimi që nuk ka ndodhur në 100 vjet dhe se Rusia dhe Kina po e drejtojnë atë. Deklarata vjen në të njëjtin ditë kur despoti rus tha se Britania e Madhe rrezikonte përplasjen bërthamore me ndihmën e saj për Ukrainën. Në ditën e dytë të takimeve zyrtare, Putin e quajti Xi Jinping një mik me të cilin është në kontakt të vazhdueshëm. Ndërsa Xi tha se ai ka ndërtuar një marrëdhënie të ngushtë me Putinin gjatë dekadës së fundit. Xi dhe Putin bënë thirrje për t’i dhënë fund veprimeve që rrisin tensionet dhe zgjasin luftën. Të dy udhëheqësit gjithashtu morën pjesë në një ceremoni të nënshkrimit të dokumenteve në Kremlin, ku thanë se kriza e Ukrainës duhet të zgjidhet përmes bisedimeve të paqes.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu