Pyetje: Bllakon e morët me vete si sekretar të Përgjithshëm të Presidencës, ndiheni përgjegjës?
Meta: Së pari Lidhur me zotërinë sqaroj se nuk ka qenë njeri i afërt i imi, as ndonjë aktivist i LSI-së. Ish ministri e ka marrë si sekretar i Përgjithshëm për njohjet personale që ka pasur me të. Ai iku nga presidenca kur e kuptoi se nuk do emërohej kryetar i KLSH. I sugjeroj të bashkëpunojë me organet e drejtësisë sepse është i ri dhe në të ardhmen mund ta pastrojë figurën e tij.