Përgjimet e bashkëpunëtorit të Taçit: Po mblidhen firmat e ministrave të Shqipërisë

0

Hetimet për Rezart Taçin dhe bashkëpunëtorët e tij kanë nxjerrë në dritë përfshirjen e zyrtarëve të lartë të qeverive të Malit të Zi dhe Shqipërisë. Autoritetet italiane të Palermos kanë zbuluar një pjesë të përgjimeve të Daniele Cestagallit, njërit prej personave të shpallur në kërkim nga SPAK-u, i cili bisedon në telefon se zhbllokimi i llogarive të Zummos në Shqipëri po bëhet nëpërmjet qeverisë shqiptare.

Puna është kryer, varet vetëm nga kjo copë m***, i cili po mbledh firmat e të gjithë ministrave të qeverisë shqiptare, sepse ndryshe..”, zbulohet në mediat italiane.

Francesco Zummo kishte krijuar fondin “Pluton”, ku kishte regjistruar pasuritë e tij dhe të familjes. Llogarinë e këtij fondi e kishte depozituar në një bankë në ishullin Bahamas.

Prokuroria e Palermos zbuloi se nga disa Banka në Zvicër ishin transferuar në Shqipëri 23 milionë euro, nëpërmjet Fabio Petruzzellas dhe Rezart Taçit.

Shpallja në kërkim e biznesmenit Rezart Taçi ka trazuar opinionin publik në Shqipëri. Në seancën e sotme plenare, deputeti i Partisë Demokratike Ervin Salianji akuzoi ish-zv/kryeministrin Erion Braçe si i përfshirë në aferën e pastrimit të parave për llogari të “Ndragettas”.

Marrë nga “Live Sicilia”

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu