Përgjimet e Taçit, Braçe: Pres të përfundojnë hetimet dhe t’i padisë në gjykatë

0

– Deputeti Erion Braçe ka folur për përplasjen që pati në Kuvend me deputetin e PD-së Ervin Salianji, i cili e akuzoi se kishte dalë në përgjimet e policisë italiane për dosjen e Rezart Taçit. Braçe ka thënë se do të presë që të përfundojnë hetimet dhe më pas do të padisë për shpifje.

PD me PS, Salianji: Do ta votojmë
Në emisionin “Repolitix” në Report Tv Braçe tha se ai nuk është takuar kurrë me Taçin dhe se mund të falë betejën politike por jo ‘vrasjen me pagesë’ që iu bë në Kuvend.

“Unë mezi pres që të mbyllet hetimet e SPAK dhe prokurorisë italiane dhe më pas të shkojë në derën e gjykatës. Unë fal betejën politike, por jo vrasjen me pagesë në mes të parlamentit dhe ajo që u bë atje ishte “vrasje me pagesë”. Unë nuk s’e kam takuar kurrë në jetën time Rezart Taçin”, tha Braçe.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu