Tetë gola, kartona dhe dramë në fund, Udinese i bën “gjëmën” Lazios

0

– Tetë gola të shënuar, Lazio-Udinese u duk një përballje që nuk kishte fund por dy skuadrat detyrohen të ndajnë nga 1 pikë në një ndeshje të përfunduar me shifrat 4-4.
Ekipi i drejtuar nga Maurizio Sari u befasua në pjesën e parë, kur Beto shënoi dy herë në portën e lacialëve dhe i çoi shifrat në 0-2 pas 32 minutash lojë.

Një nisje kaq të keqe nuk e kishte menduar as më pesimisti në Romë, por gjithsesi i zakonshmi Immobile i dha shpresë skuadrës së tij duke shënuar dy minuta pas Beto kishte plotësuar dygolëshin përsonal. Gjithsesi për Lazion “makthi” nuk kishte mbaruar, pasi Molina u shënoi edhe golin e tretë një minuta para përfundimit të pjesës së parë.

Skuadra kryeqytetase nuk mund të dorëzohej dhe për 10 minuta në pjesën e dytë vendosi baraspeshën. Pedro ishte fantastik, sikurse edhe Milinkovic-Savic që realizoi një perlë. Një minutë pas barazimit Patric u ndëshkua me karton të kuq, ndërkohë që edhe te Udinese jo shumë më pas të njëjtin fat e pati edhe Molina.

Me forca të barabarta në fushë Lazio e shënoi edhe golin e epërsisë, me anë të qendërmbrojtësit Acerbi që nuk fali me një goditje me kokë pas një krosi në zonë.4-3 dhe për Lazion u mendua e fituar ndeshja, por nuk ndodhi diçka e tillë. Arslan në minutën e 99’befasoi portierin Reina, që në të dytën ndeshje radhazi pëson katër gola. 4-4, një befasi e madhe për të gjithë.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu