Përhapet panik në Serbi/ Pas masakrës me 9 viktima, nxënësit e shkollave po imitojnë vrasësin 13-vjeçar

0

Vetëm një ditë pas ngjarjes tragjike në shkollën në Vraçar, Serbi, një nxënës i klasës së shtatë të shkollës fillore “Jefimija” në Obrenovc ka sjellë në shkollë një armë plastike, e ka nxjerrë nga çanta e shpinës dhe ua ka treguar shokëve të klasës.

Ngjarja ka ndodhur menjëherë pas një minutë heshtjeje në të cilën fëmijët kanë nderuar 9 viktimat në shkollën fillore “Vladislav Ribnikar”.

Tragjedia që tronditi Serbinë krijoi një atmosferë të tensionuar në shkollat ??anembanë vendit dhe incidente të rënda sa vijnë e shtohen.

Mediat serbe raportojnë se sot në shkollën e Beogradit “Ru?er” Boshkovic”, një adoleshente ka plagosur me thikë një nxënës dhe një mësues.

Mirëpo, nuk mbarojnë me kaq ngjarjet nëpër shkolla që vijnë pas vrasjes në Vraçar.

Mësohet se një djalë nëntë vjeçar nga shkolla “Desanka Maksimoviq” kishte bërë një listë të fëmijëve që gjoja donte t’i vriste dhe se përveç kësaj, sa herë që hynte në shkollë, bënte sikur qëllonte një roje sigurie.

Ndërkohë që edhe në shkollën fillore “Miloje Vasiq” në Kalugjericë, një djalë thuhet se ka krijuar një “listë nxënësish” që do vriste.

Edhe një nxënës në Vojvodinë kërcënoi se do të bënte njësoj si djali i shkollës “Vladislav Ribnikar”.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu