Përjashtimi i Berishës/ Infowebtv- zbardh detaje nga takimi i Bashës me selinë blu

0

Infowebtv- ka zbardhur detaje nga takimi i Kreut të Partisë Demokratike, Lulzim Basha i mbajtur ditën e sotme në Selinë Blu me krerët e degëve.

Mësohet se Basha i ka thënë atyre se vendimi për përjashtimin e Berishës nga grupi parlamentar dhe mos diksutimi me grupin është një peshë të cilën e merr vetë ai personalisht.

Po sipas burimeve të infowebtv, ky takim i mbajtur ditën e sotme me krerët e degëve ka qenë për t’i sqaruar atyre arsyet përse Lulzim Basha vendosi të përjashtojë nga grupi parlamentar ish-Kryeministrin Berisha.

Basha është aktualisht në një luftë të hapur politike me ish-kryedemokratin Berisha, i cili nuk e ka mirëpritur aspak këtë vendim të Bashës dhe ka deklaruar se do të bëjë gjithccka për të rikthyer sovranitetin në PD.

Dy ditë më parë, Lulzim Basha përjashtoi Sali Berishën nga grupi parlamentar i Partisë Demokratike përkohësisht, për shkak se DASH e ka shpallur non-grata. Basha mësohet se ka thënë se nuk kishte rrugëzgjidhje tjetër, pasi kjo ishte kërkesë e amerikanëve.

Berisha reagoi tepër ashpër ndaj këtij vendimi, duke u shprehur se është vendim nul, sepse është personal i Bashës dhe nuk është pyetur grupi. Ai ka paralajmëruar deri në mbajtjen e një referendumi për zgjedhjen e një kryetari të ri, duke rrezikuar serjozisht për herë të parë postin e Bashës, që kur e mori 8 vite më parë.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu