Përjashtimi nga komisionet, Kuvendi fton gazetarët në takim sqarues

0

Kuvendi fton në një takim sqarues gazetarët, të cilët protestuan një ditë më parë në kundërshtim të vendimit për përjashtimin e tyre nga komisionet parlamentare.

Pas letrës së drejtuar kreut të Kuvendit, Gramoz Ruçi, nga Unioni i Gazetarëve Shqiptarë, Kuvendi thekson se Sekretari i Përgjithshëm, Genci Gjonçaj, do të presë nesër në orën 11:00 të gjithë gazetarët.

“Në përgjigje të shqetësimeve tuaja për sistemin e ri Audio-Video të instaluar në Kuvend, shqetësime të ngritura edhe në letrën drejtuar Kryetarit të Kuvendit, z. Gramoz Ruçi, nga Unioni i Gazetarëve Shqiptarë, ju ftojmë në një takim me Sekretarin e Përgjithshëm të Kuvendit, z. Genci Gjonçaj, nesër, ditën e premte, në orën 11:00, në sallen në katin e katërt të Kryesisë së Kuvendit”, thuhet në njoftimin e Kuvendit.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here