Përkeqësohet gjendja shëndetësore e Janullatos, niset me urgjencë me drejt Athinës

0

Gjendja shëndetësore e kryepeshkopit të Shqipërisë, 95-vjeçarit Anastas Janullatos, i cili prej datës 30 dhjetor ishte shtruar në spitalin e Tiranës, ka shfaqur një përkeqësim të rëndë.

Sipas mediave greke, Janullatos është nisur me urgjencë me një avion të Forcave Ajrore drejt spitalit të Athinës për trajtim më të specializuar.

Megjithatë, gjendja e tij konsiderohet nën kontroll, ndërsa sipas raportimeve ai ka pësuar hemorragji në stomak.

Bëhet e ditur se kryepeshkopi u shtrua në një spital në Shqipëri pak ditë më parë ku u raportua se ishte prekur nga një virozë e stinës.

Në atë kohë, në një njoftim në llogarinë e Kryepeshkopit në Facebook thuhej: “Më i bekuari Kryepeshkop i Shqipërisë, z. Anastasi është shtruar në një spital në Tiranë, pas shfaqjes së virozës sezonale. Gjendja e tij shëndetësore është e qëndrueshme”.

Kujtojmë se në nëntor 2020, Kryepeshkopi i Shqipërisë u shtrua sërish në ICU të spitalit “Evangelismos” me koronavirus.

Raportohet se ai do të transportohet nga një ekip i personelit mjekësor fluturues të EKAV-it, ndërsa pritet të shtrohet në reformacionin e spitalit “Evangelismos”.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu