Përkeqësohet konflikti në Ulzë, banorët përplasen me policinë

0

Banorët e Ulzës dhe zonës së Shkopetit kanë dalë në protestë pasi kompania ‘Curum’ që administron hidrocentralet e Ulzës dhe Shkopetit kanë dalë në protestë pasi disa prej tyre janë pushuar nga puna.

Situata ka përshkallëuar, ku kanë filluar përplasjet mes banorëve dhe forcave të policisë, pasi është bllokuar vijimi i punimeve të firmës ‘Curum’.

Banorët nuk kanë lejuar që zyrtarët e firmës ‘Curum’ të ardhur nga Elbasani të bënin dorëzimin e listave të personave që ishin pushuar nga puna.

Kujtojmë se kjo nuk është protesta e parë e bërë nga këta banorë, të cilët në grumbullimet e mëparshme kanë paralajmëruar se nëse nuk do merreshin masa për problemin që ata kanë parashtruar atëherë do vijohej më tej nga ana e tyre duke organizuar edhe grevë urie.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu