Sipas pamjeve disa nga rrugët kryesore në Shëngjin janë mbuluar nga ujërat e zeza të cilat kanë dalë në sipërfaqe, duke shkaktuar probleme për qarkullimin por dhe për bizneset dhe pushuesit e zonës.
Moti i keq ka përfshirë gjithë vendin ditën e sotme. Mësohet se era e fortë si dhe reshjet e dendura të shiut kanë pushtuar të gjithë territorin. Në qytetet e Beratit, Bulqizës, Librazhdit, Elbasanit si dhe qytete të tjera në vend, rrugët janë të mbushura me ujë.
Shirat e shumta gjithashtu kanë ndërprerë edhe plazhin pushuesve që kanë nisur pushimet herët. Sipas pamjeve disa nga rrugët kryesore në Shëngjin janë mbuluar nga ujërat e zeza të cilat kanë dalë në sipërfaqe, duke shkaktuar probleme për qarkullimin por dhe për bizneset dhe pushuesit e zonës. Si pasojë e reshjeve të shumta pushuesit janë larguar nga plazhi dhe janë detyruar të qëndrojnë brenda hoteleve apo dhomave që kanë prenotuar. Kjo nuk është hera e parë që kjo problematikë shfaqet në këtë zonë sa herë që ka përkeqësim moti, kjo pasi kanalizimet nuk e përballojnë nivelin e prurjeve dhe dalin në sipërfaqe
Ndërkohë që për shkak të erës së fortë një pemë ka rënë në aksin rrugor Elbasan-Librazhd. Kjo ka krijuar bllokim në një nga aksin rrugor. Në vendngjarje ka mbërritur policia dhe zjarrëfikësja për të bërë të mundur lëvizjen e pemës nga rruga.