Një 15 vjeçar është plagosur me thikë ditën e sotme në Sarandë. Adoleshenti mësohet se është goditur për motive të dobëta, me mjet prerës(thikë) nga një bashkëmoshatar i tij.
Policia ka shoqëruar në ambientet e Komisariatit të Policisë Sarandë, autorin e ngjarjes, shtetasin E. Ç., 15 vjeç.
Njoftimi i plotë: Më datë 29.10.2020, rreth orës 15:00, në urgjencën e spitalit të Sarandës, është paraqitur për ndihmë mjekësore shtetasi K. T., 15 vjeç, banues në Sarandë, i cili dyshohet se është goditur për motive të dobëta, me mjet prerës(thikë) nga një bashkëmoshatar i tij. Policia ka shoqëruar në ambientet e Komisariatit të Policisë Sarandë, autorin e ngjarjes, shtetasin E. Ç., 15 vjeç.
Policia ka sekuestruar në cilësinë e provës materiale edhe mjetin prerës (thikë). Shtetasi K. T. aktualisht ndodhet në spitalin rajonal Sarandë, jashtë rrezikut për jetën. Vijon puna e grupit hetimor për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.