Mbyllen Universitetet dhe konviktet. Mësimi do zhvillohet online. Ja çfarë parashikohet për baret në ish-Bllok

0

Kryetarja e Komitetit të Ekspertëve, Mira Rakacolli deklaroi se shifrat e larta të infektimeve në vendin tonë dhe në Europë kanë bërë që të merret vendimi për mbylljen e Universiteteve dhe konvikteve pasi mësimi do të zhvillohet online për të paktën një muaj.

“Në mbledhjen e zhvilluar pak momente më parë Komitetin Teknik i Eksperteve, ka analizuar situatën dhe risqet, kemi vlerësuar situatën në rajon dhe Europe, masat e ndërmarra nga këto vende, zbatimin e masave në vendin tonë, ecurinë e epidemisë në vend dhe kemi vendosur unanimisht të propozojmë që universitetet të zhvillojnë vetëm mësim online, pra mësim vetëm ne distancë pa prezence fizike të paktën për muajin e parë të hapjes duke vlerësuar situatën ne dinamike. Aulat dhe konviktet do të jenë të mbyllura deri në një vendim të dytë”, tha Rakacolli.

Ndër të tjera, theksoi se po mendohet mbyllja e bareve në zonën e ish-Bllokut pas orës 22:00 pasi konsiderohet si vatër e rrezikshme Covidi.

“Komiteti po vlerëson mbylljen e bareve dhe kafeneve të ish-Bllokut pas orës 22:00 pasi konstatohet vatër rreziku i madh i mundshëm në atë zonë, sidomos gjatë orëve të natës”, tha Rakacolli.

Rakacolli komentoi për situatën e 2 javëve e fundit paraqitet me një rritje të numrit te rasteve të cilat përkojnë me hapjen e shkollave, bareve, restoranteve dhe lehtësimin e masave shtrënguese.

“Për dy javët e fundit incidenca e rasteve me COVID-19 për Shqipërinë është 130 për 100,000 banorë. Aktualisht jane rreth 500 vatra aktive ne vend, 35% e te cilave jane perqendruar ne Tiranë. Vlerësohet se rastet e rritura pozitive përkojnë me hapjen e shkollave, bareve dhe restoranteve dhe njëkohësisht me fazën e lehtësimit të masave shtrënguese por dhe me sezonin e vjeshtes që sjell më shumë grumbullime në ambjentet e brendshme dhe rritje të kontakteve në ambiente të mbyllura”, tha Rakacolli.

Kryetarja e Komitetit Teknik të Ekspertëve ju ka bërë apel qytetarëve të zbatojnë masat për parandalimin e COVID19, për të shmangur një mbyllje të dytë të vendit.

“Një thirrje për të gjithë, për të zbatuar rregullat e vendosura, nëse nuk ka disiplinë do të rrezikojme mbylljen që askush nuk e do. Secili prej nesh e ka në dorë të frenojë përhapjen e epidemisë. Vendimi që kemi marrë për maskën e detyrueshme është një vendim i drejtë, i provuar tashmë për dobinë e tij. Mbajeni maskën kudo dhe ruani distancimin fizik, pa harruar higjienën e duarve”, tha Rakacolli.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu