Përleshje masive me grushta mes lojtarëve në ndeshjen Porto-Sporting. 4 të kuqe (Video)

0

Një përleshje masive me grushta ndodhi në fund të ndeshjes Porto-Sporting, ku u përfshinë lojtarët e dy skuadrave, stafet teknike, stjuardët, fotografët dhe fëmijët. Skena të turpshme, me Pepen si gjithmonë protagonist kur bëhet fjalë për “luftë”.

Arbitri kryesor nxori katër kartonë të kuq pas grushteve: për Pepen dhe Marchesin (Porto), dhe Tabata dhe Palhinha (Sporting), ndërkohë që Coates kishte lënë ekipin mik me dhjetë lojtarë gjatë kohës së rregullt (49’).

Klasikja e futbollit portugez dhuroi shfaqjen më të turpshme, teksa mediet vendase si A Bola dhe Record u hapën me titujt: “Toksike” dhe “E turpshme”.

Porto-Sporting Lisbonë përfundoi në barazim 2-2, rezultat që lejoi vendasit të ruajnë distancën prej gjashtë pikësh kundrejt kampionëve në fuqi të Sportingut.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu