Përleshje masive mes të rinjve në qendër të Elbasanit

0

Përleshje masive mes të rinjve në qendër të Elbasanit. Ngjarja ka ndodhur në afërsi të rrethrrotullimit të 1 Majit në Elbasan pranë Hotel “Skampës”.

Disa të rinj janë konfliktuar mes tyre me mjete rrethanore, shkopinj dhe leva.

Burime bëjnë me dije se të rinjtë janë zënë me njeri-tjetrin për motive të dobëta dhe për pasojë janë shoqëruar në komisariatin e Elbasanit për sqarime të mëtejshme.

Nga goditjet asnjëri nuk ka marrë plagë të rënda që të jetë dërguar në spital.

Paraprakisht behet me dije se në konflikt janë përfshirë 4 persona.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu