Përleshje me armë, kris pistoleta në kryeqytet mes ”turkut” dhe ”italianit”

0

Pamje si nëpër filma. Hamdi Novobërdaliu i njohur me nofkën ‘Turku’ ka zbrazur një karikator të tërë mbi makinën e Ardi Pajazitit vëllain e Andi Pajazitit i njohur si ‘Italiani’, gjatë ditës së enjte në qendër të Prishtinës.

Në një video të publikuar nga Insajderi shihet se si ‘Turku’ gjuan me armë teksa makina e Ardi Pajazitit është duke lëvizur. ‘Turku’ ndërron dy karikator të pistoletës dhe gjuan pa u ndalë, ku pastaj shihet duke u arratisur.

Rasti është denoncuar nga Ardi Pajaziti edhe në polici.

Sipas detajeve të policisë ngjarja ka ndodhur në rrugën ‘Isa Kastrati’ në orën 12:00 të ditës së djeshme, ndërsa në vend ngjarje policia ka gjetur 21 gëzhoja të revoles.

‘Rr. Isa Kastrati, Prishtinë 01.10.2020 – 12:41. Ankuesit meshkuj kosovarë, raportojnë se derisa ishin duke lëvizur me veturë, një person i dyshuar, ka shtënë me armë zjarri në drejtim të tyre, mirëpo përveç dëmeve materiale në veturë, nuk kishte të lënduar. Në vendin e ngjarjes, janë gjetur rreth 21 gëzhoja. I dyshuari ka ikur nga vendi i ngjarjes dhe gjendet në arrati’, thuhet në raporton e policisë.

Më herët mësohet se Andi Pajaziti-‘Italiani’ dyshohet se kishte tentuar të vrasë Hamdi Novobërdaliun – ‘Turkun’. Lidhur me këtë, policia kishte arrestuar, Pajazitin.

Pajaziti i njohur edhe si ‘Italiani’ është i përfshirë po ashtu edhe në rastin ‘Duplex’, ku ishte raportuar për gjuajten me armë që kishte ndodhur pranë këtij klubi të natës.

Hamdi “Turku” zbrazë një karikator në ndjekje të Ardi Pajazitit. Insajderi.TV siguron videon ekskluzive të betejës mes gangsterëve të Prishtinës

Gepostet von Insajderi.TV am Samstag, 3. Oktober 2020

Andi Pajaziti – ‘Italiani’ siç u raportua më herët, është një mik dhe bashkëpunëtorë i ngushtë i Astrit Mehmetiti i njohur me nofkën ‘Llepota’, i cili është ende në arrati dhe kërkohet nga policia.

Ndërsa, Hamdi Novobërdaliu-‘Turku’ në vitin 2018 ishte dënuar nga Gjykata Themelore në Prishtinë, me 4 vjet burg për tentativë vrasje dhe armëmbajtje pa leje.

Novobërdaliu, akuzohej se poër hakmarrje, në vitin 2011, ka dashur të vrasë Florim Arifin.

Për veprën penale ‘vrasje e rendë në tentativë’, Noverberdaliu, u dënua me tri vite e gjashtë muaj, ndërsa për ‘armëmbajtje pa leje’, ishte dënuar me një vit burgim, por gjykata vendosi që me dënim unik, të njëjtin e dënoi me katër vite burgim.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu