Përleshje me thika në Elbasan. Plagoset dhe dërgohet në spital 25-vjeçari. Arrestohet autori. Emrat

0

 

Ngjarje e rëndë në Elbasan.

Një i ri është plagosur mesditën e kësaj të marte në qendër të këtij qyteti.

Burime bëjnë me dije se i plagosuri është 25 vjeçari Jurgen Veliu. Ndër të tjera është bërë i mundur arrestimi i autorit të kësaj ngjarje 24 vjeçarit, Marsel Jevgu.

Sipas informacioneve mësohet se i riu ka marrë plagë në pjesë të ndryshme të trupit, dhe ndodhet në spital nën kujdesin e mjekëve.
Policia po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu